

With profound sadness and deep gratitude for a life well lived, we announce the passing of Evgjeni (Xheni) Papazisi on November 15, 2026, at the age of 88. A devoted wife, mother, grandmother, great-grandmother, educator, and friend, she touched countless lives through her kindness, wisdom, generosity, and unwavering dedication to others.
Born on August 11, 1938, within the historic walls of Berat Castle in Albania, Xheni lived a life defined by love, service, learning, and compassion. She possessed a remarkable intellect and an even greater heart, leaving an enduring mark on everyone fortunate enough to know her.
She is survived by her beloved husband, Pavli; her sons, Dritan (Tani) and his wife, Manuela, and Leka and his wife, Eliza; her grandchildren, Enji and his wife, Jennifer, Nicholas, and Natali, whom she lovingly called “my sister and daughter”; and her great-grandson, Giannis. Her family was the center of her life, and the love she gave them will remain a lasting gift for generations to come.
From an early age, Xheni demonstrated exceptional academic ability. She graduated with honors from high school in Tirana, where her talent in mathematics earned her the nickname “Pythagoras.” Recognized for her outstanding achievements, she received a scholarship to pursue higher education abroad. She ultimately earned her degree in Food Engineering, specializing in Meat and Dairy Technology, from what is now the University of Food Technologies in Plovdiv, Bulgaria.
Upon returning to Albania, Xheni began her professional career at the Dairy Factory in Tirana before becoming a food technology instructor at the Technological Technicum in Tirana. There, she helped educate and inspire generations of food technologists throughout Albania, earning the admiration and respect of students and colleagues alike.
Later, she served as an editor at the National Textbooks Publishing House, where she continued to contribute to education and learning until her retirement in 1996. Yet retirement never slowed her down. She remained intellectually active by writing and translating textbooks and cookbooks, tutoring children in science and mathematics, solving puzzles, reading extensively, and enjoying classical music. Her curiosity and love of learning stayed with her throughout her life.
In 1964, Xheni married Pavli, the love of her life. Together they built a marriage grounded in devotion, friendship, and mutual respect. They raised two sons, traveled widely, and shared a love of dancing that remained a joyful part of their relationship throughout the years. Their partnership was an inspiration to those around them.
Xheni also treasured her friendships. She maintained close relationships with classmates and friends dating back to her childhood and was known for always making time for others, no matter how busy life became. Her friends often remarked on her generosity, loyalty, and ability to make everyone feel valued and understood.
When she became a grandmother in 1991, she embraced the role with boundless love and enthusiasm. She especially cherished being called “Maja” (Maya), a nickname that originated from the way her older son pronounced the word when he first began to speak. After relocating to the United States in 2024 and settling in Glenview, Illinois, she continued to enrich the lives of family and friends with her warmth, wisdom, and vibrant spirit.
Whether she was solving a challenging puzzle, enjoying a good book, listening to classical music, helping a student, or spending time with her loved ones, Xheni approached life with grace, curiosity, and kindness. She leaves behind a legacy of love, learning, perseverance, and friendship that will continue to inspire all who knew her.
A visitation with the family will be held at Ridgewood from 10:00am until the time of service. A celebration of Xheni’s life will be held at 11:30am on Friday, November 20, 2026 at Ridgewood Memorial Park (9900 N. Milwaukee Avenue, Des Plaines, IL).
In lieu of flowers, the family requests that donations be made to Advocate Lutheran General Hospital. you can donate using the link, https://www.advocatehealth.org/foundations/advocate-aurora/where-to-give
May her memory be eternal, and may her spirit continue to live on in the hearts of all who loved her.
PËRKUJTIMORE PËR TË SHUMËDASHURËN TONE EVGJENI (XHENI) PAPAZISI
Me trishtim të thellë dhe mirënjohje të pafund për një jetë të jetuar me dinjitet, dashuri dhe përkushtim, njoftojmë ndarjen nga jeta të Evgjeni (Xheni) Papazisit më 15 nëntor 2026, në moshën 88-vjeçare. Ajo ishte një bashkëshorte e përkushtuar, nënë e dashur, gjyshe dhe stërgjyshe e përzemërt, mësuese e respektuar dhe mike e çmuar, e cila preku jetën e shumë njerëzve me mençurinë, mirësinë dhe bujarinë e saj.
E lindur më 11 gusht 1938 brenda mureve historike të Kalasë së Beratit, Xheni jetoi një jetë të mbushur me dashuri, dije, punë dhe dhembshuri. Ajo zotëronte një mendje të jashtëzakonshme dhe një zemër edhe më të madhe, duke lënë gjurmë të pashlyeshme te të gjithë ata që patën fatin ta njihnin.
Ajo lë pas bashkëshortin e saj të dashur, Pavlin; dy djemtë, Dritanin (Tanin) me bashkëshorten e tij Manuelën, dhe Lekën me bashkëshorten e tij Elizën; nipërit dhe mbesën, Enjin me bashkëshorten e tij Jennifer, Nicholas dhe Natalinë, të cilën ajo me përkëdheli e quante “motra dhe bija ime”; si dhe stërnipin e saj, Janis. Familja ishte qendra e botës së saj dhe dashuria që u fali do të mbetet një trashëgimi e çmuar për brezat që vijnë.
Që në moshë të re, Xheni spikati për aftësitë e saj të larta akademike. Ajo përfundoi me rezultate të shkëlqyera shkollën e mesme në Tiranë, ku talenti i saj në matematikë i dha nofkën “Pitagora”. Falë rezultateve të jashtëzakonshme, fitoi bursë për studime universitare jashtë shtetit. Diplomoi si Inxhiniere Ushqimore në degën e Teknologjisë së Mishit dhe Qumështit në atë që sot njihet si Universiteti i Teknologjisë Ushqimore në Plovdiv, Bullgari.
Pas kthimit në Shqipëri, filloi karrierën profesionale në Fabrikën e Qumështit në Tiranë dhe më pas u bë mësuese në Teknikumin Teknologjik të Tiranës. Aty edukoi dhe frymëzoi breza të tërë teknologësh ushqimorë nga mbarë vendi, duke fituar respektin dhe vlerësimin e nxënësve dhe kolegëve të saj.
Më vonë, ajo punoi si redaktore në Shtëpinë Botuese të Teksteve Shkollore, ku vazhdoi të kontribuonte në arsim dhe kulturë deri në daljen në pension në vitin 1996. Edhe pas pensionit, nuk reshti së qeni aktive. Ajo shkroi dhe përktheu tekste mësimore e libra gatimi, ndihmoi nxënës në matematikë dhe shkenca, zgjidhte me pasion enigmat dhe fjalëkryqet, lexonte vazhdimisht dhe shijonte muzikën klasike. Etja për dije dhe dashuria për të mësuar e shoqëruan deri në fund të jetës.
Në vitin 1964, Xheni u martua me Pavlin, dashurinë e jetës së saj. Së bashku ndërtuan një martesë të mbështetur mbi dashurinë, respektin reciprok dhe miqësinë e vërtetë. Rritën dy djem, udhëtuan së bashku dhe nuk reshtën kurrë së vallëzuari, një pasion që i shoqëroi përgjatë gjithë jetës së tyre të përbashkët. Marrëdhënia e tyre ishte frymëzim për të gjithë ata që i njihnin.
Xheni i çmonte jashtëzakonisht miqësitë. Ajo ruajti lidhje të ngushta me shoqet dhe shokët e saj që nga fëmijëria dhe njihej për gatishmërinë për t'u gjendur pranë kujtdo që kishte nevojë. Miqtë e përshkruanin si një njeri besnik, bujar dhe gjithmonë të gatshëm për të dëgjuar e ndihmuar.
Kur u bë gjyshe në vitin 1991, ajo e përqafoi këtë rol me dashuri të pakushtëzuar. Gëzohej veçanërisht kur e thërrisnin “Maja”, një emër që lindi nga mënyra se si djali i saj i madh e thërriste kur ishte i vogël. Pas vitit 2024, u vendos në Glenview, Illinois, pranë familjes së saj, ku vazhdoi të ndriçonte jetën e të afërmve dhe miqve me ngrohtësinë, mençurinë dhe energjinë e saj pozitive.
Qoftë duke zgjidhur një fjalëkryq, duke lexuar një libër të mirë, duke dëgjuar muzikë klasike, duke ndihmuar një nxënës apo duke kaluar kohë me familjen, Xheni e jetoi jetën me hijeshi, kuriozitet dhe mirësi. Ajo lë pas një trashëgimi dashurie, kulture, dijeje, këmbënguljeje dhe miqësie që do të vazhdojë të frymëzojë të gjithë ata që patën privilegjin ta njihnin.
Takimi me familjen do të zhvillohet në Ridgewood duke filluar nga ora 10:00 e deri në momentin e fillimit të ceremonisë.Një ceremoni për nder të jetës së Xhenit do të mbahet të premten, më 20 nëntor 2026, në orën 11:30, në Ridgewood Memorial Park (9900 N. Milwaukee Avenue, Des Plaines, IL).
Në vend të luleve, familja kërkon që të bëhen donacione për spitalin "Advocate Lutheran General Hospital". Mund të dhuroni duke përdorur këtë lidhje: https://www.advocatehealth.org/foundations/advocate-aurora/where-to-give
U prehtë në paqe dhe kujtimi i saj qoftë i përjetshëm në zemrat tona.
SHARE OBITUARYSHARE
v.1.18.1